Ditën e hënë, Barcelona ka prezantuar përpara të gjithëve lojtarin e tyre më të ri të cilin e transferuan pak kohë më parë, Gundogan.
I pari që ka folur gjatë këtij prezantimi, ka qenë presidenti i klubit katalanas, Joan Lapoorta.
“Ne e dimë që ke qenë i suksesshëm në klubin tën të mëparshëm dhe shpresojmë që të jeni njësoj edhe me ne. Të gjithë në klub janë më se te lumtur që ndodhesh këtu. Në Barcelonë është e rëndësishme të fitosh trofe, por është gjithashtu e rëndësishme të jesh më i miri, të luash mirë. Unë mendoj se ti e di më mirë se lojtarët e tjerë, për mënyrën se si duam të luajmë. Normalisht, kur ti je më i miri, ti fiton. Jam i emocionuar nga vendimi për të na zgjedhur ne si ekipin tënd të radhës”, është shprehur Laporta.
Më pas fjalën e ka marrë Gundogan, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se përse zgjodhi Barcelonën.
“Që kur isha adoleshent, i kam parë të gjitha ndeshjet e Barçës. Skuadrën e Rijkard, atë të Pep Guardiola. Jam shumë krenar që jam këtu. Dëshiroj të falenderoj të gjithë të pranishmit. Presidentin, zëvendëspresidentin, Alemany Cruyff, i cili luajti një rol shumë të rëndësishëm për mua që të jem këtu. Deco gjithashtu.
Unë dua të fitoj, dua të vazhdoj të fitoj dhe kjo është arsyeja pse jam këtu. Kam potencial të madh në këtë klub. Rroftë Barça”, është shprehur mesfushori gjerman./h.ll/abcnews.al
Gündoğan is culer! ?❤️ pic.twitter.com/LdRzLdhSQa
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 17, 2023