Laporta ka një mesazh pas eliminimit të Barcelonës nga Champions

schedule08:36 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 08:36 - 9 Dhjetor, 2021

Joan Laporta ishte i përmbajtur në fjalët e tij pas goditjes së pësuar ndaj Bayernit. Sapo mbaroi ndeshja, kreu i Blaugranas shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh qetësie: “Tani më shumë se kurrë është koha për të ecur së bashku në të njëjtin drejtim. Lojtarët janë përpjekur, por nuk kanë mundur. Jemi të trishtuar, por duhet të ecim përpara për ta kthyer këtë situatë”.

Lideri ka përfituar nga prania e kamerave të TV3 për të këmbëngulur se “tani më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë“, duke shtuar se ende nuk kishte folur me Xavi dhe as lojtarët për atë që kishte ndodhur sonte në Allianz Arena: “Unë shpresoj të flas me qetësi me Xavi tani në avion, tani nuk kam pasur ende kohë”.

Pa dyshim, një goditje shumë e rëndë për Laportën dhe klubin, pasi kjo disfatë dhe eliminim nuk është vetëm një goditje e rëndë në nivel sportiv, por edhe ekonomik. Dhe fakti është se bilanci i këtij parasezoni është buxhetuar në bazë të arritjes së çerekfinaleve të Champions League, diçka që Barcelona nuk ka qenë shumë larg objektivit, madje as duke u kualifikuar në të tetën. /abcnews.al