Lani borxhin e Hakimit dhe merrni Jovic, Perez ofertë Interit për sulmuesin

schedule13:57 - 8 Maj, 2021

schedule 13:57 - 8 Maj, 2021

Interi është shumë pranë rinovimit me Lautaro Martinez, po kjo nuk e përjashton lajmin e tij nga Interi edhe në verë, sipas Tuttosport. Inter e vlerëson sulmuesin 90 milionë euro, çmim i kushtëzuar edhe nga klauzola prej 111 milionësh, ende ekzistuese.

Real Madrid është një nga klubet që e ka ndjekur prej kohësh Lautaron dhe deshi ta transferonte që kur ishte pjesë e Racing në Argjentinë. Florentino Perez do e synojë sërish dhe duket se ka asetet e duhura për të bindur Interin.

Me shitjen e Lautaros, Inter mund të paguajë borxhin e Hakimit të madrilenët (32 milionë euro), teksa këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë fillimisht në huazim edhe një tjetër sulmues të talentuar, Luka Jovic, duke siguruar zëvendësimin e Lautaros. /abcnews.al