Lamtumirë alkool dhe festa, besnikun Taulant Xhaka e ka ndryshuar djali

schedule09:39 - 10 Gusht, 2020

schedule 09:39 - 10 Gusht, 2020

“Ju dhemb koka”, është pyetja e parë, që e habit Taulant Xhakën, i cili ka folur gjerë e gjatë për “Blick”. Sigurisht lidhet me festën e bërë për eliminimin që i bënë Eintracht Frankfurt në Europa League, por mesfushori i kombëtares shqiptarë është i qartë. “Jam në rregull, thjesht një birrë dhe jo më shumë. Kam një fëmijë në shtëpi, ndaj nuk mund të ketë ndonjë festë të madhe (qesh)”.

Xhaka vijon me rrëfimin e tij: “Është e vështirë të flesh pas lojërave të tilla, pasi ke plot emocione dhe energji edhe pas ndeshjes. Gjithmonë pas ndeshjeve në mbrëmje e kam problem të fle. Mungesa e tifozëve nuk bën ndonjë ndryshim të madh, pasi me fillimin e ndeshjes nis dhe e fsheh faktin që nuk pa spektatorë”.

Mesfushori është prind i ri, por ka fatin e mirë që djali i tij bën një gjumë të mirë dhe për të e bashkëshorten e tij nuk sjell probleme. Sigurisht Xhaka e pranon se jeta e tij ka ndryshuar: “Është një ndryshim i madh, pasi përgjegjësi është më e madhe tani. Nuk mund të qëndroj më vonë pas fitoreve. Gruaja ime ka nevojë për mbështetjen time.

Kurse në aspektin e futbollit nuk është se ka ndryshuar gjë. Unë jepja maksimumin tim edhe para se të lindte djali. Ai tani më motivon dhe dua që të fitoj edhe për të, pavarësisht se ende nuk e kupton që unë jam futbollit. Ishte një ndeshje në stadium, kundër Young Boys. Na solli fat, pasi fituam. Dua të më shohë të luajë futboll dhe ta dijë se çfarë bëj”.

E ardhmja është një tjetër temë për të cilën Xhaka flet dhe lëshon një deklaratë të fortë, që ka tërhequr vëmendjen në Zvicër: “E kam thënë gjithmonë: nëse presidenti më ofron një kontratë deri në fund të karrierës time, unë do ta firmosja menjëherë.

Qëllimi im është ta mbyll karrierën time me Basel. Nuk dua të luaj me asnjë klub tjetër. Nuk kam frikë të luaj jashtë Zvicrës, por e kam theksuar gjithmonë se ndihem rehat këtu. Ofertat normalisht i shikoj, por sicc e thashë më parë, nëse Basel më jep një kontratë, e firmos direkt”. /abcnews.al