Lamine vlen “një thesar”, PSG gati të ofrojë 250 milionë euro për talentin spanjoll

schedule21:56 - 30 Qershor, 2024

schedule 21:56 - 30 Qershor, 2024

E vërteta është se nuk është një frut plotësisht I pjekur. Lamine Yamal vlerësohet vërtet si një nga zbulimet e mëdha të Europianit, por është vetëm 16 vjeç e disa ditë, veçse kjo nuk po i pengon çmenduritë për të.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, PSG është gati të japë 250 milionë euro për kartonin e yllit të Spanjës e të “Katalanasve” të Barcelona, një shifër që është padyshim e jashtëzakonshme.

Flitet për rekordin botëror të transferimeve në futboll, rekord që e mban vetë PSG kur mori brazilianin Neymar, në vitin 2017 po nga Barcelona për 222 milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë që sheikët e klubit francez interesohen për Lamine Yamal, teksa kujtojmë se në mars, u përfol në media të ndryshme se PSG ofroi 200 milionë euro për produktin e Akademisë “La Masia”, por nuk pati marrëveshje.

Adoleshenti ka kontratë deri në 2026 me klubin “Katalanas”, i cili ka premtuar se do ta rinovojë në 2025 kur ai të mbushë 18 vjeç, ndërsa shpresa është që talenti të mbetet në “Camp Nou” për një kohë të gjatë. /i.m /abcnews.al