Siç shkruajnë gazetat në Katalonjë, suksesi kushtoi shtrenjtë.
Barcelona fitoi ndeshjen tepër të rëndësishme të La Ligës ndaj Seltës dhe rivendosi epërsinë prej 9 pikësh ndaj Realit ku mbeten edhe 6 javë deri në përfund, veçse kostoja ishte e lartë.
Ylli kryesor, talenti ndoshta më I madh I botës, Lamin Jamal, mbylli sfidën para kohe, që në 41’, por më e rëndësishmja duket se mbylli sezonin.
Sipas mediave spanjolle, edhe pjesëmarrja në Kupën e Botës është në rrezik, ndonëse shpresat janë që adoleshenti të kthehet.
Ai u dëmtua kur fitoi penalltinë që vendosi sfidën, dhe pasi e gjuajti vetë 11-metërshin.
Menjëherë pas kësaj, kërkoi zëvendësim dhe u largua nga fusha.
Priten analizat mjekësore për të përcaktuar kohën e mungesës, veçse këputjet muskulore duan kohë që të kalojnë.
“El Mundo Deportivo” shkruan se Barça pagoi shtrenjtë për të arritur një triumf kyç, Lamin Jamal u dëmtua dhe mund ta ketë mbyllur La Ligën! Fitore që kushtoi!
Ja edhe e përditshmja tjetër katalanase “Sport”: Alarmi Lamin! Një hap larg titullit! Ekipi azulgrana mban 9 pikë epërsi, por humb Lamin Jamalin!
Tashmë, në radhë vijnë duelet në kampionat ndaj Getafes dhe Osasunës, por sidomos “El Klasiko” I 10 majit në “Kamp Nou” ndaj Realit, dhe Lamin Jamal është thuajse 100 për qind e sigurt që nuk do të jetë.
Shpresohet që braziliani I rëndësishëm, Rafinja, të kthehet në kohë.
Kur janë në dispozicion edhe 18 pikë në La Ligë, Barcelona kryeson me 82 pikë ndaj 73 të Madridit.


