Lakoret e menaxhimit të koronavirusit: Resurset përballë ritmit të shtimit të rasteve

schedule09:05 - 12 Mars, 2020

schedule 09:05 - 12 Mars, 2020

Nga “The New York Times” 

Në fund të shkurtit, Drew Harris, një analist i shëndetit në Universitetin Thomas Jefferson në Filadelfia, sapo kishte udhëtuar për të takuar vajzën e tij në Eugene, Ore, kur pa një artikull në Google. Bëhej fjalë për një artikull nga “The Economist”, dhe fliste për përpjekjet për të parandaluar koronavirusin.

Bazuar në një grafik që është paraqitur nga CDC të titulluar ” Udhëzime për ndërgjëgjësim e komunitetit për të parandaluar pandeminë “, Dr Harris foli për ato që ai vetë i quajti dy lakore ( është një tabelë vizuale e fillimit të një sëmundje , rastet dhe zona e prekura).

Njëra lakore sipas Drew kishte një kulm të pjerrët që tregon një rritje të përhapjes së koronavirusit, tjetra kishte një pjerrësi më të sheshtë, që tregon një shkallë më graduale të virusit për një periudhë më të gjatë kohore.

Lakorja e butë tregon më pak njerëz të infektuar dhe më pak vdekje. “Ajo që duhet të bëjmë është që të ulim përqindjen e vdekshmërisë,” tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje.

Tabela i kujtoi Dr. Harris diçka të ngjashme që ai kishte krijuar vite më parë për një program trajnimi të gatishmërisë pandemike.

“Njerëzit në gatishmëri dhe komuniteti i shëndetit publik kanë menduar për të gjitha këto çështje për shumë vite me rradhë” tha Dr. Harris në një email.

“Ndërgjegjësimi dhe administrimi është një pjesë e rëndësishme e gatishmërisë.”

Por gjatë kursit të trajnimit, studentët e Dr. Harris kishin luftuar me konceptin e zvogëlimit të lakores së epidemisë, kështu që ai shtoi një linjë të pikturuar që tregon aftësinë spitalore.

Pas vizitës tek vajza e tij, Dr Harris ishte duke pritur për t’u kthyer në Portland kur mori vesh rastin e parë me koronavirus në Oregon ; ai ishte duke darkuar në një bar të aeroportit dhe po mendonte se sa i qetë do të dukej vendi për një ose dy javë kur virusi të përhapej në zona të ndryshme.

Pasi iku në shtëpi, ai rikrijoi grafikun e tij dhe e postoi në Twitter dhe LinkedIn , dhe ishte i kënaqur duke parë interesin që treguan njerëzit në ndryshimin e lakores.

“Tani e di se çfarë do të thotë virale,” tha Dr. Harris.

Më poshtë është një version i bisedës me email.

Çfarë do të thotë “rrafshimi i lakores”?

Qëllimi ideal për të luftuar një epidemi ose pandemi është të ndaloni plotësisht përhapjen.

Kjo zvogëlon numrin e rasteve në çdo kohë të caktuar, e cila nga ana tjetër u jep kohë mjekëve, spitaleve, policisë, shkollave dhe prodhuesve të vaksinave që të përgatiten dhe të përgjigjen, pa u mbingarkuar.

Shumica e spitaleve mund të funksionojnë me ulje 10 për qind të stafit, por jo me gjysmën e njerëzve të tyre menjëherë.

Disa njerëz kanë argumentuar se përhapja e virusit do të kalojë shpejt.

Ngadalësimi dhe përhapja e valës së rasteve me virus rrit shpresën për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe rrafshimi i lakores duket se i jep shpresë shoqërisë.

Çfarë saktësisht tregojnë 2-lakoret?

Të dy lakoret tregojnë për shtimin e rasteve te reja me kalimin e kohës. Sa më shumë njerëz që raportojnë se janë të infektuar me virus aq më e lartë është lakorja; një lakore e lartë do të thotë që virusi po përhapet shpejt.

Një lakore e ulët tregon se virusi po përhapet më ngadalë – më pak po njerëz diagnostikohen me virus.

Lakorja poshtë, tregon zvogëlimin e shkallës në të cilën ka raste të reja ndërsa pikat në tabele tregojnë kapacitetin e shërbimeve mjekësorë për të ndihmuar në mposhtjen e virusit.

Mendoni për kapacitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor si një metro që mund të mbajë kaq shumë njerëz menjëherë. Gjatë orarit të vrullshëm, ai kapacitet nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kërkesën, kështu që njerëzit duhet të presin në platformë për radhën e tyre.

Orari i punës i organizuar zvogëlon shancet që ju të prisni dhe rrit gjasat që ju të shkoni në metro dhe ndoshta edhe të merrni një vend aty.

Pakësimi i një numri të rasteve me koronavirus mund të sigurojë që kushdo që ka nevojë për kujdes do ta gjejë atë në spital.

Cilat lloj masash lehtësuese ndihmojnë në shndërrimin e lakores së kuqe në lakore blu?

Sëmundja përhapet nga një person tek tjetri. Se sa shpejt ndodh kjo varet nga shumë faktorë, duke përfshirë se sa ngjitëse është sëmundja, sa njerëz janë të prekshëm dhe sa shpejt sëmuren ata.

Dallimi midis gripit sezonal dhe koronavirusit është se shumë njerëz kanë imunitet të fortë ose pak të dobët ndaj virusit të gripit sepse e kanë pasur atë më parë ose janë vaksinuar kundër tij.

Por shumica e njerëzve janë të rrezikuar nga koronavirusi kështu mundësia për tu përhapur rritet.

Disatancimi nga njerëzit ose marrja e masave distancuese sociale, vetë-izolimi dhe karantinimi zvogëlojnë mundësitë për përhapje të virusit.

Duke marrë përsëri shembullin e metrosë, një metro plot me njerëz është një vend i përshtatshëm për të përhapur virusin.

Por zvogëlimi i numrit të njerëzve në tren apo vende të mbipopulluara, duke i kërkuar njerëzve që të punojnë nga shtëpia ose të zvogëlojnë orarin e tyre të punës, u mundëson individëve të qëndrojnë më larg, duke kufizuar kështu përhapjen e virusit. Ky është distancimi shoqëror.

Përpjekjet për të qëndruar larg njeri-tjetrit ngadalësojnë përhapjen.

Ne duhet të largojmë njerëzit më të predispozuar nga virusi dhe ti mbajmë në ambiente të veçuara. Kjo është ajo çfarë

Washington po përpiqet të bëjë duke kufizuar vizitorët në azile.
Të gjithë njerëzit duhet ta mendojnë këtë si një karantinë.

Çfarë njerëzit po bëjnë në këto kohë të vështira për të luftuar përhapjen ?

Si shumica e të tjerëve, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për vendet ku shkojnë dhe të kenë lkujdes në veprimet e tyre.
Duhet të përdorni bërrylin për të hapur dyert, dhe të lani duart ose të përdorni dezinfektuesit e duarve pasi të prekni sipërfaqe që mund të jenë të kontaminuara.

Njerëzit duhet të sigurohen të kenë një furnizim të mirë të dezinfektuese, ilaçeve për shkak të ndonjë mungesë që mund të ndodhë nëse mbyllen furnizuesit farmaceutikë kinezë.

Ajo çfarë tjetër është e rëndësishme është të shmangni turmat me njerëz dhe njerëzit e sëmurë dhe gjithashtu është mirë të shmangni udhëtimet.

E di që mbase shumë njerëz mund të infektohen nga virusi përpara se një vaksinë të dali kundra virusit por gjithashtu besoj se dhe një shumicë do ia dalin mbanë.

Nesë keni imunitet të fortë ajo çfarë duhet të shqetësoheni më shumë janë njerëzit e sëmurë dhe çdokush duhet të bëj të pamundurën për të parandaluar sëmundjen.

Ajo çfarë shqetësonndhe më tepër njerëzit janë se: çfarë do të ndodhë me të vetëpunësuarit, punëtorët dhe me ekonominë nëse mbyllen bizneset?

Çdo të ndodhë më të pastrehët që varen nga bamirësia dhe shërbimet publike për ndihmë?

Këto janë disa efektë dytësorë por shkatërruese edhe kur kjo epidemi do të zhduket.  /Përktheu Sonila Backa-abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!