Lajme të mira te Vllaznia, sulmuesi i ardhur me bujë është gati ndaj Laçit

schedule09:24 - 24 Janar, 2020

schedule 09:24 - 24 Janar, 2020

Lajme të mira te Vllaznia. Sulmuesi i ardhur këtë merkato janari, Eugeniu Sidorenco, do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Laçit. 30 vjeçari nuk mundi të luajë në takimin kundër Flamurtarit, pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur, por tashmë duket gjithçka në rregull dhe këtë gjë e konfirmoi dhe klubi i Vllaznisë, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

“Në ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Flamurtarit që u zhvillua tre ditë më parë, futbollisti Eugeniu Sidorenco nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik, ngaqë nuk i kishin ardhur akoma dokumentet nga klubi me të cilin ka luajtur më parë dhe nga Federata e Futbollit të Moldavisë.

Por tashmë, kjo procedurë është mbyllur dhe ky futbollist do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Laçit. Sidorenco kësisoj do të jetë një forcë më shumë për stafin teknik në repartin e sulmit dhe shpresojmë që me eksperiencën dhe përvojën e tij të madhe, t’i shërbejë ashtu si duhet ekipit tonë”, shkruhej në njoftimin e klubit shkodran./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!