Është ulur drastikisht numri i rasteve të reja me koronavirus në Wuhan, kryeqyteti i provincës së Hubei. Ditën e sotme janë shënuar vetëm katër raste të reja në epiqendrën ku shpërtheu virusi që u kthue më pas në një pandemi të rrezikshme botërore.
Sipas të dhënave të siguruara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC), ky është niveli më i ulët që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në janar.
Pas shpërthimit në këtë provincë, koronavirusi është shpërndarë në rreth 123 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. /abcnews.al

