Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook”, njoftoi se ka rezultuar negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.
Pacienti ka reaguar mirë ndaj kurës. Manastirliu gjithashtu bën me dije se do të kryhen testime të tjera për të monitoruar situatën.
“Lajm i mirë. Pacienti i parë nis rrugën e shërimit nga COVID-19. Rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri. Bravo ekipit të spitalit infektiv”, shkruan Manastirliu.