Po largohet nga ky Botëror me kokën lart. Sebastien Desabre është një francez, por edhe një profesionist i trajnimit, duke nderuar veten në stolin e Republikës Demokratike të Kongos, ndonëse pas ndeshjes ndaj Anglisë, mori një nga lajmet më të këqinj të mundshëm.
I mbiquajturi “Floristi”, ai do të dilte në konferencën për shtyp pas humbjes në raundin e dytë përballë “tre luanëve” me rezultatin 2-1.
Ai qendroi vetëm rreth shtatë minuta para gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjeve, të tyre, kur papritur përgjegjësi I shtypit I Federatës Kongoleze lajmëroi se Desabresë I kishte vdekur babai.
Francezi u habit për një moment, ndonëse mund ta ketë ditur gjendjen e të atit, e më pas mori leje për t’u larguar nga konferenca.
Botërori I tij dhe I ekipit kombëtar që ai drejtoi vazhdoi rreth një muaj, që nga aklimatizimi në Meksikë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më pas me tri ndeshjet e grupit ndaj Portugalisë, Kolumbisë dhe Uzbekistanit, e tani në fund ndaj Anglisë.
Përballja me shpikësit e futbollit ishte shumë e fortë dhe Republika Demokratike e Kongos e nderoi veten duke qenë në avantazh deri 15 minuta para fundit, e duke u eliminua vetëm në 86’ pas dy golave nga Harri Kejn.



