Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19 ndërsa numri total i të prekurve shkon në 400.
Sipas të dhënave që publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 persona ndërsa numri i personave që e kanë fituar betejën me virusin korona në të gjithë vendin është rritur në 154.
Ajo që bie në sy është numri në ulje i personave të shtruar në spital. MSH njoftoi se në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, mo marrin kujdes shëndetësor aktualisht 6 pacientë, prej tyre, 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.
Pra në total, numri i pacientëve me koronavirus që janë të shtruar në spitale është 58.
Më herët gjatë të mërkurës, kryeministri Edi Rama konfirmoi se në 10 ditët e fundit kemi pasur rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore Covid.
Rama thotë se ulja e numrit të personave të shtruar në spitale vjen “falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore covid?.” /abcnews.al/