Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka rezultuar negativ në tamponin e fundit. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari përmes një postimi në “Twitter” dhe tashmë ai është më i lumtur se kurrë.
“Më në fund negative! Tani mezi pres të kthehem në stërvitje me shokët e mi të skuadrës për t’i ndihmuar që të vazhdojnë të luajnë kaq mirë! Daje Roma”, shkruan boshnjaku.
Finalmente negativo! ????
Ora non vedo l’ora di tornare ad allenarmi con i miei compagni per aiutarli a continuare a giocare così bene!Daje Roma ?❤️ pic.twitter.com/cgIRNgmSRY
— Edin Džeko (@EdDzeko) November 23, 2020
Deri më tani 34-vjeçari është aktivizuar në pesë ndeshje të Serie A, ku ka shënuar dhe pesë gola. Kryeqytetasit italianë e kanë filluar shumë mirë sezonin dhe deri më tani renditen në vendin e tretë me 17 pikë. Kujtojmë se te Roma mungon edhe Kumbulla, që ndryshe nga Dzeko ende nuk e ka mposhtur virusin. /abcnews.al