Lajm i keq për Atleticon, dëmtimi e mban Wass rreth 8 javë jashtë fushave

schedule15:12 - 7 Shkurt, 2022

schedule 15:12 - 7 Shkurt, 2022

Daniel Wass u lëndua në ndeshjen kundër Barcelonës në “Camp Nou”, me Atletico Madrid që merr kështu një lajm aspak pozitiv sa i përket lojtarit të tyre.

Futbollisti danez i dëmtuar pësoi një ndrydhje të shkallës së dytë  të ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të djathtë dhe mund të jetë jashtë për një muaj e gjysmë, ose e thënë ndryshe 6-8 javë larg fushave të blerta.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubin spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Debutimi i Wass me Atleticon nuk shkoi ashtu siç lojtari kishte menduar, ku vetëm pas disa minutash kur u aktivizua në pjesën e dytë, Torres ndërhyri gabimisht ndaj tij, duke detyruar danezin të linte fushën e lojës i dëmtuar.