Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Lajm i hidhur, ndahet nga jeta legjenda e basketbollit shqiptar

schedule09:16 - 5 Shkurt, 2021

schedule 09:16 - 5 Shkurt, 2021

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-basketbollisti i kombëtares, Arben Fagu. Lajmin e hidhur e bën me dije ekipi i basketbollit Tirana Eagles Basket dhe miq të tij.

Arsyeja e vdekjes së parakohshme të legjendës së basketbollit mësohet të jetë një sëmundje e rëndë, e cila iu shfaq befasishëm dhe në fund Fagu nuk mundi ta mposhtë.

Në dhjetor ai iu nënshtrua një operacioni shumë të vështirë dhe në atë kohë personat e afërm të tij bënin thirrje për dhurues gjaku, pasi ndërhyrja ishte shumë e vështirë.



Në karrierën e tij Fagu ka luajtur më shumë Partizanin, me të cilin numëron shumë suksese si lojtar, por edhe si trajner i tyre. Fagu ishte gjithashtu profesor në Universitetin e Sporteve në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!