Lajm i ëmbël: Aktorja e ‘Harry Potter’ bëhet nënë për herë të tretë

schedule09:54 - 23 Tetor, 2020

schedule 09:54 - 23 Tetor, 2020

Aktorja e “Harry Poter”, Jessie Cave dhe partneri i saj Alfie Brown janë bërë prindër për herë të tretë.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se djalin e kanë quajtur Abraham ‘Bam’ Benjamin

“Kjo ka qenë një përvojë shumë ndryshe nga dy lindjet e mia të para, shumë më tmerruese dhe jashtë kontrollit”, është shprehur Jessie, e cila ka kaluar një lindje të vështirë.

Kujtojmë që Cave dhe Alfie janë prindër edhe të dy fëmijëve, Donnie dhe Margot. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!