I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së.
Megjithatë, Lajçak u shpreh se ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkretë.
Ndër të tjera, Lajçak tha se BE nuk është e gëzuar që ka ndërmarrë masa ndaj Kosovës.
“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim. Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrojmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake.
“Dëshira ime është që të mos ketë masa ndaj Serbisë apo Kosovës. Unë do të shkoj në Beograd nesër”, theksoi ai.