Lajçak arrin në Kosovë, takohet me Kurtin

schedule17:39 - 15 Shtator, 2021

schedule 17:39 - 15 Shtator, 2021

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak po zhvillon një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Takimi po mbahet në Qeverinë e Kosovës.

Lajçak ka pasë një takim paraprakisht me zyrtarët europianë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Emisari i BE-së për dialogun do të qëndrojë në Kosovë nga 15 deri më 17 shtator, ku do të takohet me udhëheqësit politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave.

Gjatë takimeve në Kosovë Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve./klankosova.tv/