Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lacivita kapet “offside”/ Hetimi i The Guardian: Duhet të ishte në Tiranë, është në Australi

schedule23:09 - 1 Maj, 2025

schedule 23:09 - 1 Maj, 2025

Zhdukja e La Civitës nga fushata e Berishës në Shqipëri, nuk paska qenë rastësi.

Dhe këtë e ka zbuluar vetë fushatuesi amerikan, që pranon se ka dhe punë të tjera më të mëdha, dhe jo vetem fushatën e PD.

Në një kurth, të cilin ia përgatitën dy gazetarë të The Guardian, të kamufluar si klientë, konsulenti i Tramp u tha se kishte nisur punën si fushatues i Partise Liberale në Australi.

“Isha në Australi dy javë më parë duke ndihmuar partinë liberale atje, me disa nga problemet e tyre strukturore që kishin me Peter Dutton.

Gjërat duket se po lëvizin disi në drejtimin e duhur atje… këto përpjekje janë të natyrës rreptësisht politike dhe nuk kërkojnë që unë të angazhohem me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Asnjë nuk e dinte që isha aty.”

La Civita shtoi se zakonisht punon në fshehtësi, madje të njëjtën gjë kërkoi të bëjë edhe në Shqipëri, por nuk ia doli.

“Nuk jam i interesuar për vëmendje. Unë punoj me diskrecion. U përpoqa edhe në Shqipëri të mos kisha shfaqje, por aty shqiptarët kanë një tjetër mëndësi”

Vizita në Australi, dhe puna si konsulent aty, është konfirmuar nga vetë La Civita me gojën e tij në dy intervista, më 16 dhe 24 prill.

Por, një përfaqesues i Partisë Liberale në Australi, ka mohuar kategorikisht që La Civita të jetë konsulent i tyre apo të ketë takuar Petër Dutton.

Madje, pas dy deklaratave, edhe konsulenti amerikan e ka mohuar këtë, por ne këtë rast, ka përgënjeshtruar veten. Ai i tha The Guardian, se në Australi kishte shkuar për tu ofruar konsulencë disa bizneseve.

Në 4 muaj, La Civita ka qëndruar vetëm 4 ditë në Shqipëri dhe ka mbajtur vetëm 4 fjalime të shkurtra, ndërsa herë pas here shfaqet dhe në platformen zoom.

Mënyra si vepron La Civita ka ngritur jo pak pikëpyetje edhe në Shqipëri. Diskrecioni i tij, shfaqet edhe tek kompleksi i Berishës për të publikuar kontratën dhe pagesën, ndërsa të dy mohojnë të jetë i përfshirë në lobimin ne Shba, me vlerë 6 milion dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!