Skuadra e Laçit ka bërë afrimin e parë në këtë merkato janari. Klubi kurbinas zyrtarizoi pak çaste më parë sulmuesin anësor, Bedri Greca. 29 vjeçari u aktivizua gjysmën e parë të këtij sezoni te skuadra e Gjilanit në IPKO Superliga. Greca në të kaluarën ka qenë pjesë e Flamurtarit, Kukësit dhe Tiranës në Superiore. Një afrim i bujshëm ky për kurbinasit dhe Greca ka marrë numrin shtatë në fanellë.
Njoftimi i KF Laçit:
Zyrtare – Bedri Greca eshte lojtari me i ri i KF Lacit.
Mireserdhe ne familjen bardhezi, Bedri Greca. Suksese!/abcnews.al
View this post on Instagram