Laçi gjen partner për Kyrian Nwabueze, e merr nga Lokomotiva Zagreb

schedule18:03 - 31 Janar, 2020

schedule 18:03 - 31 Janar, 2020

Laçi nuk i ndahet Lokomotivës së Zagrebit. Kurbinasit kanë marrë në huazim sulmuesin Albion Marku, si një alternativë për amerikano-nigerianin. I riu është aktivizuar me të rinjtë e klubit kroat dhe ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

“Zyrtare, vjen në huazim nga Lokomotiva Zagrebit Albion Marku. I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë bardh e zi. Deri në mbylljen e merkatos priten surpriza”, njofton klubi kurbinas përmes faqes zyrtare në “Instagram”.

Marku ndjek rrugën e dy lojtarëve të tjerë, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj. Të dy këta lojtarë vjet u huazuan në Laç dhe luajtën rregullisht, për t’u bashkuar më pas me ekipin e parë të Lokomotivës, ku janë kthyer në titullarë.

Sulmuesi duhet të tregojë vlerat e tij në Superiore tani. Marku ndërkohë është edhe kontigjent i ekipeve kombëtare dhe së fundmi ka qenë pjesë e grumbullimeve me Shqipërinë U20. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B7_SdAtA6et/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!