La opozitën dhe iu bashkua qeverisë Rama, PD: Besart Kadinë e shkarkuam një vit më parë

schedule20:48 - 11 Nëntor, 2020

schedule 20:48 - 11 Nëntor, 2020

Emërimi i Besart Kadisë në postin e zv/ ministrit të Financave dhe Ekonomisë në kabinetin Rama ishte një lajm i bujshëm, pasi ekonomisti më parë ka qenë këshilltar i Lulzim Bashës dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Por disa orë pas vendimit të qeverisë për emërimin e Kadisë, PD-ja ka reaguar duke publikuar një vendim që mban datën 5 nëntor të vitit 2019.

Lexo edhe: Rama e bëri zv/ ministër, Kadia për Abcnews.al: Bashës i uroj suksese

Në këtë vendim Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë firmosur shkarkimin e Kadisë nga të gjitha funksionet në PD. Arsyeja sipas Bashës dhe Bardhit lidhet me faktin se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara të selisë blu nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të qeverisë.

Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë. Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së” deklaron PD./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!