Nuk udhëtojnë dot gjatë pandemisë, ky vend ofron “fluturime imagjinare” për qytetarët

schedule11:23 - 4 Korrik, 2020

schedule 11:23 - 4 Korrik, 2020

Tajvani ka gjetur një zgjidhje të veçantë për të lumturuar sadopak qytetarët, të cilëve për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi nuk mund të largohen jashtë vendit.  Një aeroport që ndodhet në Taipei Songshan, ka krijuar një itinerar të rremë ku qytetarët mund të regjistrohen, kalojnë përmes kontrollit dhe sigurisë së pasaportave dhe madje të hipin edhe në avion, por në të vërtetë nuk largohen asnjëherë nga vendi.

Daily Mail Online shkruan se nga 7 mijë persona që aplikuan për të marrë pjesë, fitues u shpallën 60 prej tyre. Madje, shumë përvoja të tilla fluturimi do të ofrohen edhe gjatë javëve të ardhshme. “Unë me të vërtetë dua të largohem nga vendi, por për shkak të epidemisë nuk mund të fluturojmë”, tha Hsiao Chun-Wei, 38 vjeç.

Turistët me yje të pushuar tregojnë dokumentet e tyre të udhëtimit në kontrollin e imigracionit, si pjesë e përvojës së rreme të udhëtimit

Pasagjerët morën lejen e kalimit për në aeroport, duke kryer procesin e sigurisë dhe imigracionit përpara se të hipnin në një avion “Airbus A330” ku u lejuan të qëndronin për gjysmë ore. Ata gjithashtu morën disa këshilla mbi parandalimin e Covid-19 para se të ‘niseshin’, dhe të pinin kafe në një lokal në aeroport. /abcnews.al

Pasagjerët hipnin në një aeroplan China Airlines A330, ku u lejuan të ulen për gjysmë ore

Rreth 7,000 njerëz aplikuan për të marrë pjesë në përvojën e rreme të festave në aeroport, me 60 fitues të zgjedhur rastësisht