Ky ushqim që gjendet lehtësisht në shtëpi mbron zemrën

schedule22:03 - 22 Shtator, 2021

schedule 22:03 - 22 Shtator, 2021

Pavarësisht nëse i doni apo urreni, fakti është se ullinjtë ofrojnë një sërë përfitimesh për trupin, njëra prej të cilave është mbrojtja kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ndryshe nga frutat, ullinjtë kanë një përmbajtje më të lartë yndyre dhe një përmbajtje të ulët të karbohidrateve.

Ato mund të jenë të larta në yndyrë, por 75 përqind e këtyre yndyrave janë acide yndyrore të pangopura që konsiderohen të dobishme për shëndetin e zemrës duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, janë një burim i mirë i hekurit, kalciumit dhe bakrit.

Marrja e tyre zvogëlon shanset për zhvillimin e anemisë dhe forcon kockat. Vitaminat A dhe E gjithashtu kanë një efekt të dobishëm në trup pasi mbrojnë shikimin dhe shëndetin e zemrës. Ndër antioksidantët që përmbajnë ullinjtë janë polifenolet, veçanërisht oleuropeina, e cila është përgjegjëse për shijen e saj të hidhur, dhe hidroksitirosoli.

Të dyja këto substanca kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës dhe madje janë të afta të parandalojnë dëmtimin e ADN-së të shkaktuar nga kanceri. Së fundmi, ato mund të ulin presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. /abcnews.al