Ky shtet bën të detyrueshme maskën në çdo ambient

schedule08:30 - 23 Tetor, 2020

schedule 08:30 - 23 Tetor, 2020

Bullgaria ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në hapësirat e jashtme duke nisur nga sot, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

“Tashmë duhet të mbrohemi në tregje, stacione dhe stacione metrosh, rrugë dhe radhë pritjeje”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, përveç rasteve kur është i mundur respektimi i një distance prej një metër e gjysmë.

Bullgaria, një vend me shtatë milionë banorë dhe që konsiderohet si më i varfëri në Bashkimin Europian, ka kaluar këtë javë pragun e 1 mijë të vdekurve që prej shfaqjes së Covid-19, ndërsa numri i rasteve sa vjen e rritet.

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Anguelov ngriti alarmin për situatën e personelit shëndetësor.

“Ata janë të lodhur, një pjesë e madhe e tyre janë të kontaminuar, të sëmurë, disa janë në reanimacion. Ne kemi nevojë për ndihmë”, deklaroi ai në një konferencë shtypi. l.k/abcnews.al