Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky qytet aziatik ia kalon Wuhanit për numrin e lartë të infeksioneve me koronavirus

schedule12:56 - 10 Qershor, 2020

schedule 12:56 - 10 Qershor, 2020

Një ndër qytetet më të mëdha në Indi, Mumbai, ka regjistruar 90,000 raste me Covid, duke e kaluar kështu kulmin që u arrit në Wuhan, ku u shfaq për herë të parë virusi.

Lajmi vjen në mes të një numri të madh të infeksioneve në Indi. Në vend janë konfirmuar 266.598 raste me Covid-19.

Shteti Maharashtra, nga i cili Mumbai është kryeqyteti, ka 90,000 prej tyre.

Infeksionet po spikasin edhe në kryeqytetin Delhi, ku autoritetet kanë thënë se presin të shohin më shumë se gjysmë milion raste deri në fund të korrikut.

Ndërkohë që në Indi ka filluar edhe lehtësimi i masave kufizuese. Më 8 qershor, qendrat tregtare, vendet e adhurimit dhe zyrat u lejuan të rihapen. Para kësaj, dyqanet, vendet e tregut dhe shërbimet e transportit ishin lejuar të funksionojnë gjithashtu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!