Ky ndryshim në Google Chrome do të na kursejë deri në 2 orë bateri

schedule05:47 - 7 Korrik, 2020

schedule 05:47 - 7 Korrik, 2020

Google Chrome është e njohur për efikasitetin me të cilin kryen detyrat, ama nga ana tjetër është mjaft e famshme edhe për konsumin e tepruar të baterisë, sidomos nëse hap disa tabs njëkohësisht.

Një opsion eksperimental në Chrome 86 duket se do të fikë proçese të panevojshme JavaScript si timers dhe trackers kur një tab është në sfond, si për shembull ato që gjurmojnë pozicionin e skrollimit. Kjo duhet të rezultojë në ulje të përdorimit të energjisë. Plot dy orë bateri u kursyen në një test me 36 tabe në sfond dhe një tab kryesor bosh.

Rezultatet nuk ishin kaq të mëdha kur po luhej një video në YouTube, por sidoqoftë ky test më intensiv siguroi të paktën 36 minuta ekstra. Kjo është e disponueshme vetëm në disa versione fillestare të Chrome 86, edhe pse pritet të jetë si për desktop edhe për mobile, asgjë nuk na garanton se do të jetë gati për versionin e ri të programit.

Nuk dihet as nëse do të konkretizitohet fare, por nëse ndodh do të na e lehtësonte jetën shumë.