“Ky format s’mund të realizohet”, Juventus zbardh qëndrimin e zyrtar për Superligën

schedule13:57 - 21 Prill, 2021

schedule 13:57 - 21 Prill, 2021

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme, që nuk kanë lancuar tërheqjen nga Superliga dhe kampionët e Italisë duket se nuk do e bëjnë këtë në formën, që e bënë klubet e mëparshme.

Përmes një deklaratë Juventus qëndron në linjat e deklaratës së lëshuar nga Superliga, kur shprehet se aktualisht ky format nuk mund të realizohet, por do vazhdojë puna për ta ristrukturuar dhe sjellë në një tjetër formë, të pranueshme nga tifozët.

DEKLARATA – Duke iu referuar njoftimit për shtyp të lëshuar nga Juventus Football Club në 19 Prill 2021, në lidhje me projektin për krijimin e Superligës dhe debatin pasues publik, klubi specifikon se është në dijeni të kërkesës dhe qëllimeve të shprehura nga disa klube për tërheqjen nga ky projekt, megjithëse procedurat e nevojshme sipas marrëveshjes midis klubeve, nuk kanë përfunduar.

Në këtë kontekst, Juventus, duke mbetur i bindur për vlefshmërinë e supozimeve sportive, komerciale dhe ligjore të projektit, beson se ai aktualisht ka mundësi të kufizuara për t’u realizuar në formën në të cilën u konceptua fillimisht. Juventus mbetet i përkushtuar për të ndërtuar vlera afatgjata për klubin dhe për të gjithë lëvizjen e futbollit. /abcnews.al