“Ky është standarti në Dibër, Balluku-Mziut: Në Kamzë vetëm harxhove bojë blu për shkollat, dibranëve s’u del dot para

schedule12:59 - 20 Tetor, 2022

schedule 12:59 - 20 Tetor, 2022

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka fajësuar për krizën energjitike në vend keqmenaxhimin që është bërë në sektor. Sipas tij, OSHEE-së po i shkon borxhi 1 miliardë euro.

“E ka kthyer në një situatë kaotike energjinë elektrike. Situata në energji elektrike është e rënduar edhe për faj të patronazhistëve… Në 2005 dhe 2007 kërciste gjeneratori. Në fakt në 2008 e në vazhdim nuk pati gjeneratorë, por në këto 3 vite është rikthyer. Nuk besoj se është zgjidhje Skavica, zgjidhja është energjia alternative. Mbahet monopol nga qeveria.”

Po ashtu, Mziu i tregoi ministres Belinda Balluku disa foto nga sistemi i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike në Dibër.

Balluku iu kthye Mziut me ironi se “është personi i fundit që mund të flasë për Dibrën.”  Ministrja i kujtoi Mziut se ish-kryebashkiak i Kamzës nuk bëri gjë tjetër veçse harxhoi bojë blu për të lyer shkollat dhe kopshtet.

“Hidrocentralet e vogla subvencionohen me paratë e shtetit. Për çdo kwh që ata prodhojnë, shteti paguan para. Paguhen me paratë e taksapaguesve dhe nuk janë investim privat siç thoni ju. Sa i përket Dibrës, je personi i fundit që mund të flasësh, se mbyllesh në kafe dhe nuk takon dot njeri. Veç bojës blu që ke harxhuar për të lyer shkollat sepse të ishte mbushur mendja se ishte izolim apo mbrojtje.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!