Mediat kineze kanë zbuluar emrin e personit që bleu peshk në një treg të madh peshku, i cili mendohet të jetë “pacienti zero” i epidemisë së re të koronavirusit në vend.
Besohet se 52-vjeçari Tang ishte personi i parë që u diagnostikua me Covid-19 në valën e re të rasteve në kryeqytetin e kinez. Pacienti i tha një gazetari se kishte vizituar një qendër shitjeje me shumicë pasi fëmijët e tij donin që të hanin peshk.
Kina i ka forcuar më tej masat e saj kufizuese nga frika e një epidemie të dytë koronavirusi pasi qyteti i Pekinit regjistroi 158 raste të reja me koronavirus brenda një jave.
Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë Tang ndëra merrte kujdes shëndetësor në një spital rajonal dhe teksa u tregon gazetarëve rreth udhëtimit të tij në market më 3 qershor. /abcnews.al/