Ky është filmi i dytë që shfaqet në kinema gjatë pandemisë

schedule16:25 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 16:25 - 20 Dhjetor, 2020

Wonder Woman 1984 është bërë filmi i dytë i Hollywood-it që ka dalë në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar që nga muaji mars. Aktulisht në Britani vetëm 1/4 e kinemave janë të hapura.

Me protagonist kryesore Gal Gadot, ky film është ndër ata të cilët producentët vendosën që mos të shtyhej për vitin tjetër.

Në SHBA, filmi do të dalë në kinema dhe në platformën streaming HBO Max në të njëjtën kohë, në ditën e Krishtlindjeve. Wonder Woman 1984, që përmban edhe një kast të mrekullueshëm aktorësh si Chris Pine, Kristen Wiig, Pedro Pascal dhe Robin Wright, është ndër projektetet kinematografike me buxhet të lartë, gati 200 milionë Dollarë.

Ky film ndjek gjurmët e Tenet të Christopher Nolan, i cili u publikua në gusht dhe është i vetmi që u shfaq në kinema gjatë pandemisë. l.k/abcnews.al