Kuvendi voton shkarkimin e Fatmir Xhafajt

schedule10:46 - 6 Nëntor, 2018

schedule 10:46 - 6 Nëntor, 2018

Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e presidentit për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga grupi parlamentar socialist, mazhoranca vendosi ti hapë rrugë emërimit të Gjeneral Sandër Lleshit në postin e zëvendës ministrit të Brendshëm i cili do të ketë detyrat e numrit një të ministrisë. Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare.

Kreu i qeverisë tha se po sot do të mblidhet qeveria për të emëruar Sandër Lleshin në këtë detyrë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidenti i republikës ka shkelur kushtetutën me mos dekretimin e emrit të propozuar prej tij si ministër i Brendshëm. Mëgjithatë kreu i qeverisë shprehet se nuk i ka humbur shpresat se në ditët në vijim kryetari i shtetit do të reflektojë pavarësisht se afatet ligjore kanë përfunduar./abcnews.al