Kuvendi votoi emërimin e Xhaçkës e Peleshit, Soreca: Të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE

schedule18:14 - 4 Janar, 2021

schedule 18:14 - 4 Janar, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar menjëherë dy ministrat Xhaçka e Peleshi në postet e reja që ata marrin nga sot pasi Parlamenti miratoi dekretet e Presidentit për emërime.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se tashmë pret nga Olta Xhaçka si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes që të vijohet puna e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën për anëtarësim në BE.

LEXO EDHE: Kuvendi voton dy ministrat e rinj, Xhaçka dhe Peleshi në krye të Diplomacisë dhe Mbrojtjes

Urime Olta Xhaçka& Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra për Evropën & Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar  Shqipërinë të ecë shpejt në rrugën e saj të  BE-së të pranimit. Faleminderit Gent Cakaj për një bashkëpunim të madh”, shkruan Soreca.e.su./abcnews.al