Kuvendi “skenë krimi”/ Policia në sallë për të mbledhur prova, Noka dhe Vokshi do të referohen në SPAK

schedule12:07 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 12:07 - 4 Dhjetor, 2023

Policia e ka konsideruar vendngjarje atë që ndodhi me flakadantët që u hodhën në sallën e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të hëne.

Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria venodre e Policisë dhe ekspertë kriminalist kanë mbërritur në sallën e Kuvendit për të mbledhur provat.

ABC News mëson se pas mbledhjes së provave do të referohen në SPAK edhe emrat e dy deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi për ndezjen e flakadanëve dhe pengimin e zhvillimit normal të seancës në Kuvend.

“Policia e Shtetit e ka cilësuar një vendngjarje sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë duke mos lejuar zhvillmin normal të seancës. Kanë mbërritur specialistët që do të merren me pamjet e kamerave të sigurisë, do të merren kamerat dhe do të bëhet një referim në polici. Kemi mundur të mësojmë se do të kemi dy deputetë, konkretisht, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, për të cilët do të kemi referim në SPAK nga policia.

Do të administrohen pamjet filmike, por edhe flakadanët. Është hera e tretë që bëhet një veprim i tillë nga ana e opozitës. Pas referimit në SPAK, do të jetë kjo e fundit që do të zhvillojë lëvizjet e mëtejshme. Ka qenë një hetim prej disa minutash. Pak minutra më parë, është larguar makina me ekspertët”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al