Kuvendi miraton dekretin “Meta” që rrëzon ligjin për Teatrin

schedule13:50 - 20 Shtator, 2018

schedule 13:50 - 20 Shtator, 2018

Debatit politik për teatrin e ri Kryeministri Rama zgjodhi t’i përgjigjet me publikimin e një korrespondence të fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, ku kërkohej privatizimi i Teatrit të Metropolit. Sipas Ramës, ndryshe nga dje ku kërkohej të prishej teatër për të ndërtuar pallat, sot qëllimi është të ndërtohet një godinë e re.

“Çdokush që ngre kartonin të për të kaluar një ligj të tillë antikushtetues dhe për të shembur përmes terrorit godinën e teatrit, do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror”-deklaroi kreu demokrat një ditë më parë.

Nuk i morën parasysh paralajmërimet e kryetarit të Partisë Demokratike dhe mazhoranca e votoi dekretin e presidentit Ilir Meta për godinën e Teatrit bashkë me amendamentet e ndryshuara.

Nuk e kishte parashikouar të dilte në foltore kryeministri Edi Rama, por një informacion që iu përcoll nga ministrja e kulturës tha se e detyroi të bëjë publike një privatizim që Lulzim Bashaka bërë në kohën që ishte kryetar bashkie.

“Ajo që më nxorri këtu është një shkresë, të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë, ia dërgon Lulzim Bashës, kryetar i Bashkisë. Dhe çfarë i kërkon?

I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, (Teatri i Estradës – shënon Floriani) – për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashkisë së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër të Metropolit, përpara sesa Lulzim Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për Partneritet Publik Privat, as për të ndërtuar një Teatër të ri të Metropolit në këmbim të një kontributi të Zotit Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të Zotit Veliaj, pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim për të ndërtuar pallat. Pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi”.

Prandaj deklaratat e opozitës në mbrojtje të teatrit i konsideron hipokrizi.

“Shqiptarët duhet thjesht dhe vetëm të bëjnë dallimin midis nesh, që një pronë publike të kthyer në një gërmadhë, të cilës nuk i referohet askush, në mes të qytetit, pa e cenuar një metër katror, do ta kthejmë në një prej teatrove më të bukur dhe më modern të rajonit. Mjafton të shohin stadiumin e ri, ata që kanë nevojë të prekin për të besuar dhe atyre që një Teatër Metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në subjekt të skeçit të estradës së tyre pafund”.

Kaq i duhet shqiptarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre sipas kryeministrit Rama i cili dokumentin ia dorëzon deputetit Ilir Beqja. Ky i fundit e kalon nëpër duart e deputetëtëve si asi në mëngë i socialistëve për ti kundërpëgjigjur akuzave për përvetësim të pronës publike.

Por Lulzim Basha e kishte gati përgjegjen. Në rrjetet sociale ai i vë përballë ish-kryebashkiakut Edi Rama tjetërsimin e ish-kinemave publike.

“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Neëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!