Kuvendi mblidhet të hënën për buxhetin e 2019-s

schedule16:35 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 16:35 - 2 Dhjetor, 2018

Pasi pushuan 5 ditë, e hëna do t’i gjejë në parlament me një rend dite të ngarkuar për t’u diskutuar e miratuar. Nen për nen dhe në tërësi do të diskutohet përsëri paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2019. Në këtë pikë, opozita e mazhorancës ka qenë vetë mazhoranca. Kryetari i komisionit të ekonomisë, Erion Braçe, ka rrëzuar kërkesën e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që kërkonte taksimin e pagës deri në 40 mijë lekë.

Debati pritet të marrë fund në seancën plenare të së hënës. Deputetët e mazhorancës duhet të diskutojnë edhe mbi disa projektligje të tjera, krahas atyre që mbarten prej ditës që mungon opozita në parlament, siç janë statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat kërkojnë tre të pestat e votave të deputetëve në parlament./abcnews.al