Kosovë, dështon seanca e parë/ Opozita nuk votoi raportin e komisionit për verifikimin e mandateve

schedule12:20 - 15 Prill, 2025

schedule 12:20 - 15 Prill, 2025

Vetem pak minuta perpara seances konstituive te 15 prillit, Albin Kurti dhe ministrat e tij kane dorezuar doreheqjen nga postet e tyre ne krye te ekzekutivit, por kaq ka mjaftuar qe ne gracken e tij te bjere e gjithe seanca.

Deputetet e opozites, PDK, LDK, AAk kane votuar kunder raportit te Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit me arsyetimin se ne kete raport nuk pasqyrohej doreheqja e kreut te ekzekutivit te vjeter, dhe se keshtu Albin Kurti rrezikonte te kthehej serish ne zyren e tij ne krye te qeverise.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brenda institucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

“Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tone.”- reagoi kurti ne rrjetet sociale.

Ne baze te rezultatit te votimit, me 52 pro, 46 kunder dhe 11 abstenim nuk u kalua as hapi i pare i procedurave, ai i votimit te ketij raporti, qe do te sillte me pas hapjen e rruges per betimin e deputeteve dhe ne fund propozimin nga Levizja Vetevendosje per emrin e kryetarit te kuvendit, per te cilin ne vend thuhet se ka ende diskutime dhe se keto jane levizje per te fituar kohe.

Ishte kryesuesi i seances, deputeti me i vjeter i ketij legjislacioni, Avni Dehari qe lajmeroj nderprerjen e seances dukje njoftuar se tani permes letres do te njoftohet zyrtarisht presidentja e vendit, Vjosa Osmani per te kuptuar se cilat do te jene hapat e rradhes qe duhet te ndiqen.

Sipas rregullores se Kuvendit, seanca konstituve nuk mund te thirret me vone se 48 ore, por tani topi eshte ne doren e presidentes per te pershpejtuar procesin.

Albin Kurti dhe ministrat e tij e kane patur te gjithe kohen e mundshme ne dispozicion per te dorezuar mandatet e vjetra, por mesa duket “gjuetia” per deputet e ka detyruar kete te fundit te ndertoj skema qe mund ti falin atij akoma me shume kohe per te permbyllur pazaret qe do ta mbajne ne pushtet, te pakten deri ne zgjedhjen e presidentit te ri te vendit.

Qytetaret e Kosoves nderkohe mbeten pa nje qeveri, ne kohen kur zhvillimet ne arenen nderkombetare po ecin me ritme te shpejta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!