Në kuvendin e Kosovs është diskutuar për raportin paraprak të demarkacionit me Malin e zi, ku sipas kryetarit të komisionit të ri për Demarkacionin, Bulliqi, ka ende punë për t’u bërë dhe për këtë duhet më shumë kohë.
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në Kosovë u mblodh për të shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Akademiku Zejnullah Gruda, anëtar i Komisionit të ri për Demarkacion, u shpreh se komisioni i vjetër ka bërë një punë e cila nuk i ishte kërkuar. Ai shtoi se dhe më herët, para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e ZI kishte kërkuar që të rregulloheshin parregullsitë. Gruda theksoi se Komisioni ka qenë i mandatuar për të shënjuar kufirin e pala malazeze ka pasur mandat për caktim të kufirit. Kur delegacionet takuan ata duhet të shkëmbenin autorizimet, një gjë që nuk është bërë. dhe pikërisht në këtë moment pala kosovare duhej të ndërpristë bisedime pas mandati i palës malazeze nuk përfshinte demarkacionin
Edhe kryetari i Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufijve, Shpejtim Bulliqi, u shpreh se marrëveshja e kaluar ka shumë gabime. Por ai nuk ka pasur kohën e duhur për të vërtetuar përfundimet e arritura. Për këtë arsye sipas tij dhe raporti është cilësuar si paraprak. Bulliqi shtoi se raporti i parë i prezantuar nga Murat Meha dhe raportet ndërkombëtare janë të gabuara, pasi kjo marrëveshje tregon se nuk është bërë demarkacioni, por vetëm shënimi i vijës kufitare.
Bulliqi e bëri publik raportin e tij javë më parë dhe e dorëzoi në Qeveri, e cila më pas e procedoi atë në Kuvend./abcnews.al