Kuvend/ Listat për KLGJ e KLP miratohen automatikisht

schedule21:17 - 8 Shkurt, 2018

schedule 21:17 - 8 Shkurt, 2018

Siç pritej, Kuvendi ka dështuar të arrijë 93 votat e kërkuara, për miratimin e listave të treta, për anëtarët jo gjyqtarë e jo prokurorë, për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit e Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

72 vota pro, 1 kundër e 1 abstenim ka marrë lista e anëtarëve të KLGJ. Kurse për KLP, votuan pro 71 deputetë, 2 kundër e 1 abstenim. Pavarësisht kësaj, sipas ligjit dy listat quhen të miratuara automatikisht, çka i hap rrugë ngritjes së këtyre dy organeve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.
Në sallën PD e LSI përfaqësoheshin me vetëm 11 deputetë, mazhoranca ka rrëzuar me 73 vota, projektrezolutën e opozitës për ndryshimin e qëndrimit të Shqipërisë për votën e OKB të 21 Dhjetorit të vitit të kaluar, për statusin e Jeruzalemit.
Me 70 vota kundër e vetëm 9 pro, është rrëzuar edhe projektligji i propozuar nga LSI për statusin e minatorit.
Me 74 vota pro, mazhoranca ka votuar ndryshimet e shtesat në ligjin për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!