KUVEND/ Gjuzi nuk bindet: Do e shkel përsëri rregulloren, Ruci: Mos ndërhy, je i sëmurë!

schedule10:38 - 2 Korrik, 2020

schedule 10:38 - 2 Korrik, 2020

Deputeti Kujtim Gjuzi ka marrë fjalën gjatë seancës së sotme në Kuvend ku është shprehur i indinjuar në lidhje me dënimin që iu dha nga Byroja e Kuvendit për tu përjashtuar nga seancat.

Sipas Gjuzit, nuk duhet të ishte dënuar, pasi ishte opozita parlamentari përfshi edhe atë vetë që mbajti në këmbë parlamentin por edhe vetë Gramoz Rucin në postin që mban.

Gjuzi me sa duket përsëri nuk bindet për të respektuar rregulloren, duke u shprehur se nëse do të shoh Kryeministrin që shkel rregulloren, edhe ai do të vazhdojë ta bëj përsëri.

“Kisha shkelur etikën dhe rregullore. Në fakt rregulloren e keni shkelur ju, që nuk lejoni  të replikojë me kryeministrin edhe kur ai tenton të denigrojë opozitën parlamentare. Unë kam respekt për postet dhe institucionet e vendit por unë nuk mund të jem dakord me ju që gjërat k’tu të bëhen natën.

Ta harrojë partia socialiste se mundet të shkojë me këtë kod. Z. Kryetar ju kam thënë edhe në bisedën telefonike që patëm. Ne shqiptarë jemi dhe mësohet se  çfarë bëhet dhe ju më mirëkuptuat dhe ju falënderoj për këtë.

Unë nuk duhet të merrja fare dënim sepse jemi opozita që mbajtëm parlamentin në këmbë dhe ju mbajtëm edhe ju si kryetar kuvendi. Dua të shpreh indinjatën time. Nëse ju do i shkelni rregullat edhe unë jam i gatshëm ti shkel”, u shpreh Gjuzi.

Por në lidhje më këtë indinjatë të Gjuzit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci sqaroi deputetin se në cilat raste mund të replikonte me kryeministrin duke i theksuar se në postin që ka e mbajnë këmbët e veta dhe se Byroja e Kuvendit mori parasysh ndjesën që ka kërkuar Gjuzi për të mos dhënë një dënim më të rëndë.

“Duhet të keni parasysh dy gjëra. Të replikash me kryeminitrin e vendit politikisht duhet të jesh përfaqësuesi i opozitës parlamentare ose forcës politike më të madhe , dhe ju nuk jeni, të bësh replikë me kryeministrin duhet që ai t’ju ketë përmendur emrin tuaj. Jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren kur flet Kryeministri. Mendojeni pak veten kur ju flisni nëse ju ndërhyjnë…(ndërhyn Gjuzi përsëri).

Mos ndërhy, je i sëmurë në këtë pikëpamje, e treta: Të siguroj që jam mjeku më i mirë politik, nuk duhet të merrej vendim për ty, ky është ekskluzivitet i sekretariatit. Byroja e Kuvendit mori vendimin dhe pati parasysh edhe reflektimin tënd që u paraqite duke kërkuar ndjesë. Për sa i përket asaj që mazhorancën e mbajti në këmbë prezenca juaj, ju bëj me dije që mazhoranca ka këmbët e vetë ashtu si edhe unë”./abcnews.al