Kushtet e Bundestagut, Ditmir Bushati: Duhet pakt kombëtar për Evropën

schedule17:15 - 30 Shtator, 2019

schedule 17:15 - 30 Shtator, 2019

Ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati kërkon që qeveria dhe opozita të arrijnë një pakt kombëtar për Evropën. Gjatë një interviste për Deutche Welle, ish ministri thotë se kushtet e Bundestagut duhet të kthehen në program pune, ndërsa politika duhet të dalë nga vetëmashtrimi.

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati nuk është i habitur nga kushtet e Gjermanisë për të hapur bisedimet për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Peshën ja lë qeverisë, por përgjegjësinë e ndan me të gjithë klasën politike në vend.

Ish ministri i Edi Ramës ka një apel për politikën shqiptare:

Bushati thotë se ndër të tjera, jeta politike në Shqipëri duhet të ndryshojë, duke pranuar garën e brendshme si një mjet përparimi.

Gjatë bisedës me Dojce Vele, Bushati heq të gjitha dyshimet, duke thënë se do të vazhdojë të japë kontributin e tij brenda Partisë Socialiste./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!