Kushi: Pedagogët dhe studentët mund të hyjnë në universitet vetëm me test ose vaksinë

schedule14:01 - 14 Tetor, 2021

schedule 14:01 - 14 Tetor, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi i bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve duke kujtuar kushtin se do të lejohen të futen në auditore vetëm me vaksinë ose test PCR. Kushi u bëri thirrje studentëve të përfitojnë nga java e hapur e vaksinimit. Ajo tha se vaksinimi është i rëndësishëm jo vetëm për studentët por edhe për grupet vulnerabël që nuk mund të vaksinohen dot.

“Të gjitha pedagogët dhe studentët mund të hyjnë në universitete vetëm me kartën e vaksinimit ose testin e PCR. Kjo javë është shpallur si java e vaksinimit masiv të studentëve. Ministria e Shëndetësisë është treguar e gatshme për të vënë personelin në dispozicion të universiteteve.

Studentët duhet t’i bashkohen këtij procesi për një vit akademik të suksesshëm. Do këmbëngulja për vaksinimin sepse është mënyra më e mirë edhe duke u bazuar në të dhënat e shkencës edhe në të dhënat e vendeve të tjera.

 Vaksinimi është i rëndësishëm për të gjithë ne por akoma më i rëndësishëm për studentët që kthehen në auditoret. Është e rëndësishëm që secili prej nesh të vaksinohet sepse ky proces është detyrim edhe ndaj shtresave vulnerabël. Kemi detyrimin të mbrojmë edhe ata që nuk vaksinohen dot. Ne e kemi detyrim dyfish për të mbrojtur atë”, u shpreh Kushi m.v/Abcnews.al