Kryeministri Rama prezantoi sot një pjesë të ligjit që ai e pagëzoi me emrin “Anti-KÇK” duke thënë se do të sekuestrohen të gjitha pasuritë e personave që dyshohet se i kanë vënë në rrugë të jashtëligjshme.
Abcnews.al ka siguruar draft ligjin “Për parandalimin, ndjekjen dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda”.
Ligji parashikon të aplikohet mbi persona ndaj të cilëve është dhënë një vendim gjykate për krime të rënda apo që nuk justifikojnë standardin e jetesës së tyre me aktivitetin që kanë.
Në dokument, vihet re se polisicë i jepen kompentenca të zgjeruara, për të vepruar edhe ne rastin e dyshimeve të pa vërtetuara.
Për shembull nëse një person i dyshuar se kryen veprimtari kriminale jashtë vendin, tenton të kthehet në atdhe, policia mund ta ndalojë të rikthehet në Shqipëri, sikundërse policia ka të drejtë të kufizojë lëvizjen e lirë të një të dyshuari brenda një territori të caktuar.
Gjykatave ju kufizohen kompetencat mbi vendimet e policisë.
Ato nuk mund të pezullojnë një urdhër policor pa u përfunduar hetimi e gjykimi, si dhe seancat nuk mund të jenë publike.
Policia po ashtu merr akses të drejtpërdrejtë tek kompanitë celulare, për të identifikuar vendndodshjen e të dyshuarve. Aktualisht, një gjë e tillë bëhet vetëm me autorizim nga prokuroria.
“Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart”, thuhet në draft.
Siç e tha edhe kryeministri, këta persona të dyshuar, do të përjashtohen nga shërbimet shtetërore.
Operacioni Forca e Ligjit, do të kthehet në njësinë me speciale të polisisë, e cila do të funksionojë me një ligj të posacëm. Ky ligj special anti KCK do të jetë i përkohshëm, deri sa të mbarojë procesi i vettingut në gjyqësor.
Ky paralajmërim kryeministror, duket se ju drejtohej figurave specifike mes juristëve të grupit parlamentar socialist.
Çfarë parashikon ligji kundër krimit të organizuar që propozon qeveria
— Njesia do të hetojë çdo krim të parashikuar në kodin penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, fallsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, korrupsioni i çdo zyrtari publik. Ajo do të hetojë edhe individët përfitues të buxhetit të shtetit, koncesione, PPP, subvencione, etj.
— Struktura do të ketë të drejtën të kufizojë lirinë e individit brenda një territorti të caktuar. Ky urdhër do të vlerësohet nga prokuroria dhe jo nga gjykata.
— Policia do të ketë të drejtën të urdhërojë marrjen e pashaportës dhe çdo mjeti tjetër të udhëtimit. Ky urdhër i komunikohet prokurorit, i cili e dërgon në gjykatë brenda 48 orëve.
— Struktura dhe BKH kanë të drejtë të nisim hetim pasuror për individet që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.
— Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.
— Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjekete private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës.
— Policia mund të sekuestrojë provat e mbledhura në varësi të urdhërit të Prokurorit. Provat e mbledhura prej tyre do të përdoren sipas vlerësimit të prokurorit.
Lexoni DRAFTIN E PLOTË /abcnews.al