“Kush prek votën nuk udhëton dot jashtë vendit për 10 vjet”, tërhiqet PS

schedule18:30 - 18 Korrik, 2019

schedule 18:30 - 18 Korrik, 2019

Partia Socialiste është tërhequr nga penalizimi me 10 vjet ndalim-udhëtimi jashtë vendit për ata që prekin votat. Taulant Balla tha se janë politikanët dhe jo njerëzit e thjeshtë ata që kryejnë krime elektorale dhe ata i ndëshkon ligji për dekriminalizimin.

Meta akuzoi edhe presidentin Ilir Meta se është kthyer në institucionin e qarjes së halleve të opozitës.

E kanë ndërruar mendjen socialist pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Dua t’ju them se amendamenti i propozuar nga z.Bushati konsultuar edhe me deputetët e opozitës, lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në dhjetë vite të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që ky amendament të mos votohet sot, por të jetë pjesë e një diskutimi më të gjerë të një politike të re penale që duhet të zhvillojmë në Shqipëri. Ndoshta nuk është vetëm burgu dënimi që i bën njerëzit ti thërrasin mendjes”.

Dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë thotë kryetari i grupit parlamentar socialist por politikanët e dështuar e për ta është ligji i dekriminalizimit që i ndëshkon.

“Ligji për dekriminalizimin e ka sanksionuar qartë se kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më. Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar se kush bën krime penale, nuk mund të jetë i zgjedhur nga populli”.
Ndryshimet e tjera të propozuar në Kodin Penal kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve të cilat i sqaron Taulant Balla se cilat janë.

“Bëhet fjalë vetëm për ato bien në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe që kërkojnë leje paraprake të organeve kompetente. Nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës”.

Dhuna nuk duhet të tolerohet as nga e majta e as nga e djathta sipas kreut të grupit parlamentar socialist, por opozita duhet ti fiksojë më mirë nga të gjithë pasojat e dhunës.

“Opozita ka gjithë të drejtën e saj të protestojë, por me këto ndryshime në Kod Penal, sa herë të vandalizohen institucionet, të shkatërrohet prona private që nuk e kemi bërë diskutim vlerën e dëmtimit, apo sa herë të goditen punonjësit e policisë, do të vazhdojë të ketë pasoja individuale, ligjore mbi të gjithë dhunuesit”.

Nuk ka dyshim Taulant Balla që këto ndryshime në Kodin Penal,  Presidenti i Republikës, z. Ilir Metaj  do ti i kthejë për ti rivotuar edhe njëherë në Kuvend në shtator. Por mazhoranca nuk ka shpreh lodhje ndaj një përsëritjes së një procedure.

“Ilir Meta ka vetëm sy e veshë për të dëgjuar se çfarë do Luli, Monika dhe Saliu. E ka kthyer Presidencën në institucionin e qarjes së halleve të Saliut, Lulit e Monikës. I kthen Ilir Meta këto ndryshime në Kodin Penal, aq na bën. Me të filluar sesioni i ri në shtator, këtu do jemi e do i votojmë përsëri”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!