Kush janë dy serbët që Kurti i përmendi Vuçiçit në takim?

schedule19:08 - 15 Qershor, 2021

schedule 19:08 - 15 Qershor, 2021

Kryeministri Albin Kurti i ka përmendur Aleksandër Vuçiçit në takimin e sotwm nw Bruksel dy serbë Veljko Odaloviçin dhe Zoran Angjelkoviçin lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dhunë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Veljko Odaloviçi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e Presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë.

Kurse Zoran Angjelkoviç ka shërbyer si President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998.

Në katër propozimet që kryeministri Kurti i ka bërë Vuçiç në tavolinë në pikën katër shefi i qeverisë kosovare ka kërkuar që për çështjen e të pagjeturve të pyeten Odaloviç dhe Angjelkoviç të cilët kanë udhëhequr me Kosovën e okupuar.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti.