Kush ishte grupi që hidhte fishekzjarre drejt Kuvendit (Video)

schedule22:51 - 2 Qershor, 2019

schedule 22:51 - 2 Qershor, 2019

Pasi u zhvendosën drejt godinës së parlamentit, protesta e opozitës është shoqëruar me tensione. Tubuesit hodhën mjete piroteknike në drejtim të policisë. Ata përdorën flakadanë, tymuese, kapsolla, por edhe fishekzjarre.

Në një video të siguruar nga ABC News përpara Kuvendit duket momenti, kur ndaj policisë lëshohen fishekzjarre. Siç shikohet në video janë disa persona të paidentifikueshëm pasi janë me kapuç, të cilët lëshojnë fishekzjarre në drejtim të uniformave blu.

Mirëpo për shkak se shpërthimi nuk ka shkuar siç duhet të gjithë pjesëmarrësit në rreshtin e parë, duke përfshirë gazetarë dhe protestues, kanë qenë të rrezikuar për të pësuar lëndime.

Ndërkohë pak më vonë edhe efektivët e policisë kanë reaguar ndaj turmës duke përdorur gaz lotsjellës disa herë. Ata hodhën edhe ujë ndaj turmës. Gjithashtu gjatë gjithë kohës i kanë bërë thirrje organizatorëve të tubimit Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi që të marrin masa të menjëhershme që protestuesit te ndërpresin veprimet e dhunshme pasi dëmtojnë dhe rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!