Gazetarja e ABC News raporton se makina me targa AA 333 ZD të cilës iu bë atetnat te mbikalimi i Shkozetit i përket prokurorit Arjan Ndoi. Mësohet se prokurori Ndoi është i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut pë jetën.
Prokurori Arjan Ndoi u akuza pak ditë më parë nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeminsitri Braçe për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e Kadastrës së Durrësit.
Nga foltorja e parlamentit nisi edhe denoncimi publik për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoji emrin e të cilit e zbulon disa ditë më pas numri dy i qeverisë Erion Brace që e akuzon për lidhje me bandat kriminale duke i rënë në qafë njerëzve të panjollosur të administratës publike.
Nuk u ndalën këtu akuzat ndaj prokurorit që kishte vënë në bankën e të akuzuarëve drejtorin e Kadastrës në Durrës Liridon Pula pasi dyshohej se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet. Arjan Ndoj u përfshi nga kryeministri Rama në grupin e ashtëquajtur Kap Cfarë të kapësh.
Sulmet e njëpasnjëshme të numrit një dhe dy të qeverisë duket se shpëtuan Liridon Pulën nga masa arrest me burg në detyrim paraqitje.
Kjo ngjarje hapi dhe librin e karrierës së Arjan Ndojit.
Ai kishte qenë prokuror i thjeshtë në Durrës deri në vitet 2004-2005, kur u shkarkua me urdhër të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, pas shkeljeve të gjetura në hetimin e dosjes së skandalit të Bisht-Pallës. Më pas, Arjan Ndoj ushtroi profesionin e avokatit deri në fund të vitit 2007, kur u emërua prokuror drejtues në Prokurorinë e Durrësit. Kthimi në një detyrë shtetërore e vë në punë Inspektoratin e deklarimit të Pasurive I cili zbuloi se Ndoja kishte në pronësi të paktën dy makina, tre lokale dhe tri apartamente, ndërsa nuk justifikonte 84 mijë euro në pasurinë e tij, për të cilën burimi ishte i panjohur. Dosja u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, por kjo e fundit i mbylli hetimet.
Një tjetër akuzë i erdhi një vit më parë nga avokati Ilia Ilia i cili u dhunua me sende të forta nga dy persona jashtë dyerve të Prokurorisë së Durrësit, menjëherë sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Avokati deklaroi se dhunuesit ishin udhëzuar nga prokurori Arjan Ndoji gjë që nuk u arrit të vërtetohej.
Së fundi Arjan Ndoj ka mbetur I plagosur pas një atentati që i është kryer automjetit ku ndodhej ai , drejtuesi i mjetit Andi Maloku dhe dhe Aleksandër Laho që njihet ndryshe edhe me emrin Land Muharremi./abcnews.al