Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kush është ky Cerezo? Cavani për para mund të ikte në Premier League”

schedule11:36 - 2 Shkurt, 2020

schedule 11:36 - 2 Shkurt, 2020

Walter Guglielmone, vëllai i Edinson Cavani, i cili është edhe menaxher i sulmuesit uruguaian, i është kundërpërgjigjur presidentit të Atletico Madrid, Enrique Cerezo. Ky i fundit ishte shprehur se pengesë për transferimin e sulmuesit u bënë familjarë të tij dhe Guglielmone ka sqaruar gjithçka.

“Kush është Enrique Cerezo? Kurrë nuk e pashë gjatë këtij muaji dhe as që e di çfarë roli luan. Diçka ata duhet t’ua thonë tifozëve, pse Edinson nuk kaloi tek Atletico. Cavani ishte i gatshëm të përfitonte edhe më pak para se te PSG.

Atletico nuk mund të mbulonte të gjithë koston ekonomike të këtij operacioni dhe PSG nuk donte ta ulte shumën e kërkuar. Atletico Madrid nuk e mbylli marrëveshjen”, deklaron vëllai i sulmuesit për “Cadena Ser”.

“Mendoni se Edi nuk luajti thuajse 1 muaj me PSG me qëllim që unë të bëja të dështonte operacioni për një komision dhe që Edi të mos e realizonte ëndrrën e tij për të shkuar tek Atletico? Dhe gjithë rrëmuja që krijuam me PSG… Sepse nëse do të ishte për para, Edi do të kishte shkuar në Angli te Manchester United ose Chelsea”, ka përfunduar Walter Guglielmone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!