9 persona janë vënë në pranga ndërsa dy të tjerë kërkohen nga policia italiane për shkak se akuzohen se janë një grup kriminal që shpërndanin drogë në provincat e Romës. Në këtë operacion që u zhvilluat herët gjatë mëngjesit të sotëm u arrestuan këngëtarja shqiptare Elsa Lila dhe boksieri Petrit Bardhi.
Por kush e drejtonte grupin?
Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore, ndërsa për shqiptarin thuhet se ndodhet jashtë Italisë dhe është shpallur në kërkim.
Por si funksiononte grupi?
Ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. Droga që ruhej fillimisht në një magazinë në zonën e Torrevecchia dhe kupola ishte në Torpignattara dhe në Marranella.
Gjatë hetimeve u sekuestrua më shumë se një ton drogë. Grupi drejtohej nga dy persona, një romak dhe një shqiptar: ky i fundit aktualisht është në kërkim si i arratisur jashtë vendit. Ishin ata që menaxhonin tregtinë e hashashit dhe marijuanës që silleshin në Romë dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin.
/abcnews.al/