Kush është Ibrahim Lici dhe dy bashkëpunëtorët e tij (Foto)

schedule12:30 - 26 Prill, 2019

schedule 12:30 - 26 Prill, 2019

Policia ka zbardhur vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa është shpallur në kërkim autori kryesor i ngjarjes. Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali, sipas policisë së Shkodrës.

26-vjeçari që shikoni në foto është ende në kërkim, kurse dy bashkëpunëtoret e tij u arrestuan mëngjesin e kësaj të premteje. Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim.

Në kërkim është dhe një 29 vjeçar për përkrahje në krim. Të gjithë bashkë, referuar provave policore morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 Mars.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit, dhe ishte kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’, masakrës së fundit të komunizmit.

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 Mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!